MENU
klinika

"Vendimi i takon..."

Heqja e taksës ndaj Serbisë është gabim? Flet këshilltari i Thaçit

14.05.2019 - 10:54

“Heqja apo pezullimi i taksës 100% për produktet serbe do ishte një gabim strategjik”, kështu është shprehur shefi i kabinetit të Presidentit Thaçi, Bekim Çollaku.

Në një intervistë për Klan Kosova, Çollaku tha se taksa duhet të mbetet në fuqi.

Për mendimin tim do të ishte gabim strategjik që në këto momente të mendohet heqja e tarifave. Kulmi i presionit ndërkombëtar kaloi muaj më parë dhe gjatë asaj periudhe qeveria ka treguar vendosshmëri.

Nëse kjo qeveri dhe ky koalicion i ka rezistuar një presioni aq të madh presion pozitiv nga SHBA-të në mënyrë që t’i jepej mundësi dialogut dhe në të njëjtën kohë nuk është bërë një gjë e tillë, atëherë cili është arsyetimi që një gjë e tillë të ndodhë sot kur momentumi për një marrëveshje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë është humbur.

Prandaj konsideroj që taksa duhet të mbetet në fuqi”-është shprehur ai.

Çollaku gjithashtu tha se edhe pezullimi i taksës është diçka absurde, qoftë edhe për idenë e përfolur për pezullimin e saj disa ditë para Samitit të Parisit. Ai shtoi se pezullimin e saj nuk mund ta bëjë kryeministri i vetëm.

Vendimi i takon kryeministrit dhe qeverisë por edhe partnerëve të koalicionit andaj edhe heqja nuk do të ishte vendim vetëm i kryeministrit”, -tha ai.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!