MENU
klinika

Foto

Hilary Duff: Ndarja me Matthew e bëri lidhjen më të fortë

10.05.2019 - 16:01

Hilary Duff dhe Matthew Koma po i bëjnë gjërat zyrtare. Çifti njoftoi fejesën të enjten.

Aktorja publikoi dy foto në Instagram duke treguar unazën e fejesës në gisht.

Ndërsa në përshkrimin e fotove, Duff shkroi: “Ai më kërkoi të bëhesha gruaja e tij.

Koma më pas postoi të njëjtat fotografi me mesazhin e ëmbël: “I kërkova shoqes sime të ngushtë të martohej me mua.”

Lajmet e fejesës vijnë vetëm 7 muaj pas lindjes së fëmijës së tyre të parë.

Aktorja solli në jetë një vajzë të pagëzuar me emrin Banks Violet Blair. Duff ka edhe një djalë 6-vjeçar, Luca, me ish-bashkëshortin Mike Comrie.