MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 12 Maj?

12.05.2019 - 08:13

1812 – Në Highgate, Angli, lindi Edward Lear – poet dhe illustrues, autor, piktor që vizatoi çdo gjë që pa në rajonin e Mesdheut (Shqipëri, Greqi) dhe të gjitha i përfshiu në librat e tij me përshkrime udhëtimesh.

Por me librin e tij Nonsense, Lear fitoi famë si poet limerik, zhanër vargjesh të pakuptimta që shpesh shoqërohen me vizatime ilustruese. Vargu Limerik (nga emri i qyteti në Angli) është formë poetike autentike angleze.

Nonsense Alphabet, nga Edward Lear

..M është ‘m’ që shihni,
Memmy,
Temmy,
Semmy,
Shemmy,
Tani ‘m’ është Miu që shihni ,
Por nuk do që të jetë më!…

1928 – Itali, Benito Mussolini u heq grave të drejtën për të votuar.

1963 – Këngëtari Bob Dylan largohet nga programi “Ed Sullivan Show”, në shenjë proteste – i ri, i panjohur deri atëherë, Dylan e la programin pasi censuruesit nuk pranuan që ai të këndonte këngën që kishte zgjedhur; Paranoid Blues, satirë ndaj një shoqate ultra – konservatore të djathtë e cila prirej të shihte pas çdo ngjarjeje një komplot komunist. Ishte viti 1963, kulmi i luftës së ftohtë. Ed Sullivan Show ishte program tepër i njohur televiziv – refuzimi i krijoi këngëtarit të ri emër si artist me integritet pa kompromis.

1965 – Izraeli dhe Gjermania Perëndimore këmbejnë letra zyrtare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ky veprim u pa si hap i parë drejt pajtimit midis dy kombeve, pas përvojës së hidhur që kishin pasur gjatë Luftës së dytë botërore.

1982 – Çmimi Pulitzer jepet për John Updike (1932 – 2009), autor i mbi 50 librave – shkrimtar, poet, kritik arti, kritik letrar. Më 1987, duke komentuar mbi romanin Kronikë në Gur të shkrimtarit Ismail Kadare, që sapo ishte botuar në anglisht, Udike do të shkruante: “Kadare dhe Gabriel Garcia Marquez; të dy tregojnë rreth qyteteve që lëshojnë vezullime magjepsëse dhe mbizotërohen nga klanizmi. Qyteti prej guri i Kadares duket më pak jashtë botës reale, më pak i panjohur, më pak i paçuditshëm sesa qyteti Makondo i Marquezit, i tëri me ndërtesa të larta me mure pasqyrash…Por si ishte në gjendje Ismail Kadare, nën një regjim famëkeq ksenofobik si ai i EnverHoxhës, të krijonte një art kaq të hollë e të shprehej aq lirshëm?…Kujtimet nostalgjike të fëmijërisë, sigurisht, përbëjnë strehë mbrojtëse për një shkrimtar i cili krijon nën regjim totalitar. Mënyra të tjera krijuese për një shkrimtar në kushte të tilla janë përkthimet, tregimet për fëmijë dhe romanet fantastiko-historike”.

In Extremis, nga John Updike
(shqipërim)

Po shikoja gishtërinjtë e këmbëve një ditë.
Nuk i kisha parë prej muajsh
Në fakt, ata edhe mund të kishin vdekur.
Dhe mendo se dikur i kisha miq të ngushtë
Kur isha i vogël i njihja mirë
Edhe në gojë i fusja
Nga i madhi tek i vogli.
I doja më shumë se veshët e mi
Më shumë se krahët, bërrylat, zemrën
Por, me shtimin e viteve
Unë dhe gishtat e këmbëve u ndamë
Tani, me gunga, të zbehtë, me kallo,
secili prej tyre thotë: j’accuse! –
Dhe unë shpejt i fsheh në këpucët e mia.

1991 – Shpallet një ilaç kundër kancerit, që mund të gjendet vetëm në lëvozhgën e një pemë të rrallë në ishujt në veriperëndim të Paqësorit.

1997 – Rusia dhe Çeçenia nënshkruajnë një marrëveshje paqeje pas 400 vitesh konflikti.

perendimi-armatos-shqiptaret-ndersa-rusia-serbet-konica.al

2002 – Ish- presidenti amerikan Jimmy Carter mbërrin në Kubë për vizitë pesë-ditore dhe takim me Fidel Kastron, duke u bërë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, brenda ose jashtë zyrës, që viziton ishullin që nga viti 1959 kur Kastro erdhi në pushtet me anë të revolucionit.