MENU
klinika

Kur mbahen homazhet?

Humbi jetën në Letoni/ Mbërrin sot trupi i efektives Hasanaj

09.05.2019 - 09:01

Trupi i pajetë i nëntetares 32-vjeçare, Zarife Hasanaj, mbërrin sot në atdhe.

Nëntetarja mbeti e vdekur në një shpërthim në bazën Adaze, ku mbetën të vdekur edhe dy efektivë të tjerë të FA.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot në orën 12:45 në bazën ajrore në Rinas do të organizohet ceremonia e pritjes së trupit të pajetë të nëntetares Hasanaj.

Nesër në orën 11:30, në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA-së dhe në 11:45-12:30 do të zhvillohet ceremonia shtetërore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të Shtetit.