MENU
klinika

Deklarata

Humbi jetën në Letoni/ Xhaçka mesazh familjes së efektives: Do të…

06.05.2019 - 12:32

Në lidhje me ngjarjen e rëndë në Letoni, ku humbi jetën efektivja shqiptare ka ardhur edhe reagimi i Ministres së Mbrotjes, Olta Xhaçka.

Ajo ka shprehur dhimbjen për këtë humbje tragjik, si edhe ka garantuar familjen e saj se do të jetë pranë tyre për të përballuar humbjen e madhe.

Postimi i Xhaçkës

xhacka-konica.al

Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetares Zarife HASANAJ.

Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe.

Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj.

Djemve tanë të plagosur, major Klodian TANUSHI dhe rreshter Julian KAPAJ, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura.
https://www.youtube.com/ëatch?v=ohEë2tcKvMs