MENU
klinika

Zyrtare

Hyn në fuqi ligji, nga sot s’ka më Lojëra Fati në Kosovë

10.05.2019 - 13:40

Duke nisur nga sot në Kosovë nuk do të ketë më Lojëra Fati.

Kjo pasi sot zyrtarisht hyn në fuqi ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Ligji ishte propozuar nga Qeveria e Kosovës pas dy vrasjeve të ndodhura në vend, ku viktimë ishin punëtorët e kazinove.

I njëjti ishte votuar edhe në Kuvendin e Kosovës, teksa për të kishin votuar një shumicë dërrmuese e deputetëve.

Ligji në fjalë ishte botuar në Fletoren Zyrtare më 24 prill, teksa i njëjti konsiderohet se hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit aty.

Sipas të njëjtit, në Kosovë ndalohen të gjitha lojërat e fatit përveq Llotarisë së Kosovës.

Ndërkohë, Administrata Tatimore e Kosovës veç ka filluar me revokimin e licensave të këtyre bizneseve.