MENU
klinika

25-vjeçari 'me valixhe në duar'

Hysaj drejt Premier League!

22.05.2019 - 22:32

Emri i Elseid Hysajt është një nga më të përfolurit në Serie A, me mbrojtësin shqiptar që shihet gjithmonë e më larg Napolit.

Pas Chelsea-t dhe Arsenalit, është Tottenham Hotspur që ka shfaqur interes për mbrojtësin e kombëtares shqiptare ku sipas “The Sun”, 25-vjeçari mund të bëhet pjesë e shkëmbimit që do të çojë mbrojtësin anglez Kirean Trippier te Napoli.

Ky i fundit kërkohet me ngulm nga Ancelotti, ndërkohë që edhe vetë lojtari dëshiron transferimin te të kaltërit.

Gjelat e Londrës janë gati ta shesin Trippier por vetëm nëse Hysaj përfshihet në ofertën e Napolit.

Duke parë që nuk është më aq i rëndësishëm sa më parë për skemat e Ancelottit, edhe vetë Hysaj është pro një kalimi në Premier League.

Në rast se ribashkimi me Sarrin tek Chelsea nuk është i mundur, “Spurs” shihet si një alternativë shumë e mirë për mbrojtësin e kombëtares.