MENU

Oferta e papritur

I dha lamtumirën Romës, De Rossi drejt Anglisë!

24.05.2019 - 00:43

Daniele De Rossi pak më parë i dha lamtumirën Romës, një largim i cili shkaktoi shumë polemika mes drejtuesve verdhekuq dhe tifozerisë.

Megjithatë kërkesat për legjendën e kryeqytetasve nuk kanë munguar teksa në skenë ka dalë një emër surprizë!

Pep Guardiola po konsideron t’i shtojë De Rossi-n stafit të tij teknik tek Manchester City.

36-vjeçari nuk ka thënë akoma se ku do të shkojë apo nëse do të largohet nga futbolli i luajtur.

Ish-lojtari i përfaqësueses italiane ka shumë oferta, por calciomercato raporton se Guardiola do ta afronte me kënaqësi, por jo si futbollist.

Ndërkohë, Boca Juniors dhe klubet e MLS në Amerikë janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë futbollisti.