MENU
klinika

Video

I riu rumun ‘ngjall’ Michael Jackson

13.05.2019 - 17:10

Në formantin e talenteve të reja “The voice of” e pikërisht në Rumani konkurenti Bogdan Ioan ka rikthyer thuajse si të ishte i pranishëm aty mbretin e popit Michael Jackson.

Djali që në tingullin e parë ka rrëmbyer zemrat e anëtarëve të jurisë të cilët nuk kanë mundur t’i thonë jo një interpertimi të tillë.

Me një ngjajshmëri absolute vokalistike ai i bëri të katër antarët e jurisë ta dëshironin nën udhëheqjen e tyre.

Publiku i pranishëm e ka duartrokitur pa fund dhe ai është admiruar deri në daljen nga skena.

Me performancën e tij “Earth Song” ai ju afrua më së shumti yllit të popit sa edhe vetë këngëtari do ta kishte duartrokitur duke e parë si një “kopje të vetes”në interpretim.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN