MENU
klinika

"Ky është vendimi im"

Icardi tek Juve/ Reagon futbollisti

17.05.2019 - 20:43

Mediat italiane ditën e sotme kanë ndezur edhe më shumë merkaton, veçanërisht çështjen Icardi.

Gazzetta dello Sport shkruant se ‘zgjedhja e parë dhe e vetme’ e Icardit në rast se largohet nga Interi këtë verë është Juventusi.

Sipas të përditshmes italiane ish-kapiteni zikaltër dhe kampionët e italisë kanë arritur një marrëveshje verbale.
Megjithatë, dy skuadrat rivale të përjetshme duket se nuk po gjejnë zgjidhje pasi zikaltërit nuk pranojnë ofertën e “Zonjës së Vjetër”.

Bardhezinjtë kanë ofruar Douglas Costa në këmbim, ndërsa Nerazzurët kërkojnë vetëm para të gatshme.
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici e simpatizon prej kohësh numrin 9 të Interit, i cili thuhet se ka refuzuar një ofertë nga Atletico Madrid.

Megjithtë, sulmuesi argjentinas, nëpërmjet një postimi në Instagram, i ka siguruar tifozët se ai i ka komunikuar klubit vullnetin për të qëndruar në Milano.

“Meqenëse kohët e fundit, organet e shtypit kanë dhënë lajme që nuk pasqyrojnë mendimin tim dhe vullnetin tim, më duhet të informoj tifozët tanë se disa herë i kam komunikuar shoqërisë qëllimin tim për të qëndruar tek Interi. Kështu, nga sot e tutje, nuk do të krijohen keqkuptime të asnjë lloji. E kuptoj interesin e shtypit për të shitur lajme të rreme më shumë se për të sqaruar gjërat.”, shkruan Mauro.