MENU
klinika

Prag sezoni turistik

IKMT “shënjestron” Shëngjinin, shemb 40 ndërtime

06.05.2019 - 13:22

Mëngjesin e sotëm në Shëngjin ka nisur aksioni për prishjen e ndërtesave afër bregut të detit.

Aksioni ka nisur nga INUV i Bashisë së Lezhës dhe Policia e Shtetit.

Mësohet se “shënjestër” për t’u shembur janë rreth 40 objekte.

Bashkia Lezhës thotë se heqja e kioskave bëhet për t’i paraprirë çeljes së sezonit turistik.

“I kishin lajmëruar me kohë poseduesit e këtyre objekteve që t’i hiqnin në mënyrë vullnetare”,- sqaron Bashkia.