MENU
klinika

Rreth 30.8 % e grave, shtëpiake

INSTAT: 8.7 % e të pëpunëve nuk kërkojnë punë

11.05.2019 - 20:20

Të papunë të cilët nuk po kërkojnë punë për arsye se besojnë se nuk ka punë të disponueshme është 8,7.

Struktura e popullsisë jashtë forcave të punës është e dominuar nga nxënësit/studentët, 38,7 %.

Në këtë grup-moshë, pjesa që zënë personat e papunë të cilët nuk po kërkojnë punë për arsye se besojnë se nuk ka punë të disponueshme është 8,7 %.

Të dhënat janë bërë të ditura nga INSTAT, dhe sipas raportit mësohet se nga popullsia në moshë pune, gati 12 % e popullsisë joaktive në tregun janë pension të parakohshëm, ndërsa 10 për qind janë në paaftësi të përhershme për të përballuar një punë, ndërsa 10 për qind tjetër janë larguar nga tregu i punës për arsye të shumëfishta.

Ndër popullsinë e grave të moshës 15-64 vjeç ekonomikisht jo aktive 30,8 % e tyre janë duke përmbushur detyrat shtëpiake, ndërsa tek burrat e kësaj kategorie kjo përqindje është 1,6 %.

Vitet e fundit popullsia në moshe punë ka rritur angazhimin për marrë pjesë në forcën e punës, por sërisht përqindja jashtë tregut të punës është e lartë në raport me vendet e zhvilluara.

Në vitin 2018, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç as në punësim e as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 28,6 % të të rinjve gjithsej.

Në këtë grup, 36,6 % e të rinjve janë të papunë. Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (11,7 %), duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (22,0 %) ose për arsye të tjera (29,6 %).

Një punonjës në moshë pune (15-65 vjeç) në Shqipëri dhe në Ballkan harxhon në dembelizëm të plotë 20-30 vite të jetës së tij. Përllogaritjen e ka bërë Banka Botërore në Raportin e rregullt Ekonomik për Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në Rajonet e tjera ky tregues është më i ulët. Vitet e fundit pjesa e njerëzve që nuk dëshirojnë të punojnë ka rënë, por gjithsesi mbetet shumë e lartë.

Madje në disa vende të Ballkanit të tilla si Kosova, papunësia raportohet në rënie pikërisht për shkak se njerëzit nuk duan të punojnë dhe për rrjedhojë as nuk raportohen si të papunë.

Paga mesatare në Shqipëri, prej rreth 50 mijë lekësh (gati 400 euro) është më e ulëta nga të gjitha vendet e rajonit. Më e larta është në Mal të Zi (765 euro), Serbi (644 euro), Maqedoni (591) dhe Kosova e parafundit (528 euro), sipas të dhënave nga institutet statistikore përkatëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Punojnë, por nuk marrin rrogë"

INSTAT: Sa % e shqiptarëve paguhen pa para?