MENU
klinika

Rritet prodhimi i mjaltit dhe vezëve

INSTAT: Bie prodhimi i drithërave dhe qumështit

10.05.2019 - 16:45

Gjatë vitit 2018 vihet re një tendencë në rënie e numrit të krerëve të blegtorisë dhe për rrjedhojë edhe ulja e prodhimit të qumështit.

Rënie ka pësuar numri i gjedhëve me rreth 1,7 % gjatë vitit 2018, krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë numri i të leshtave me 3,2 % dhe numri i të dhirtave me 1,7 %. Të dhënat janë bërë të ditura sot nga INSTAT. Sipas raportit rritje ka shënuar numri i shpendëve me 6,7 % dhe numri i derrave me rreth 2,2 %. Nga ana tjetër një vëmendje të veçantë po merr mbarështimi bletëve ku vërehet një zgjerim i aktivitetit të fermerëve në disa zona të vendit.

Në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017 rritje ka shënuar prodhimi i mjaltit me 8,9 %, prodhimi i vezëve me 2,0 % dhe prodhimi i mishit me 0,1 %.

instat-konica.al
instat-konica.al

Prodhimi i qumështit, ka pësuar një rënie me 1,0 % krahasuar me vitin 2017 dhe ndërkohë struktura e prodhimit të qumështit është: qumësht lope 85,1 %, qumësht dele 7,4 %, qumësht dhie 7,5 %.

Gjatë vitit 2018 vihet re një tendencë në rritje e prodhimit bujqësor.

Prodhimi i perimeve në 2018, në krahasim me 2017 është rritur me 1,24 %. Rritje ka gjithashtu prodhimi i fasules dhe patates me respektivisht 15,8 % dhe 1,9%. për vitin 2018, krahasuar me vitin 2017. Nga ana tjetër prodhimi i drithërave ka rënë me 3,3 % në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017. Gjithashtu një rënie më e lehtë vihet re në prodhimin e bimëve aromatike, mjekësore dhe erezave të gatimit me 2,1 %, krahasuar me një vit më parë. Prodhimi bimëve aromatike, mjekësore dhe erëzave në vitin 2018 arriti në 12.531 ton.

Prodhimi i drufrutoreve ka njohur rritje nga viti në vit.

Prodhimi i pemëve frutore në 2018 është rritur 4,5% krahasuar me vitin 2017, ulliri me 9,0%, agrumet 10,0%, ndërsa prodhimi i rrushit ka pësuar rënie me 8,9% krahasuar me një vit më parë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albert Çaçi

Gjeopolitika e grurit

Na furnizojnë Rusia dhe Serbia

40 mln euro drithëra të importuara