Interi është rikthyer tek fitorja pas tre barazimeve radhazi.
Zikaltërit mposhtën 2-0 Chievon e rrëzuar në Serie B, duke u ngjitur sërisht në vendin e tretë.Skuadra e Spalletit ishte më kërkuese gjatë ndeshjes ndërkohë që miqtë luanin pa pretendime. Matteo Politano zhbllokoi rezultatin në minutën e 39’ me një goditje nga jashtë zone që pas përplasjes në shtyllë përfundoi në rrjetë.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Interit ndërkohë që e dyta nisi me ndryshime për skuadrat.
Në minutën e 75’ Rigoni u ndëshkua me të kuq duke përkeqësuar gjërat për veronezët.
Perisic dyfishoi rezultatin në minutën e 86’ duke vulosur fitoren e zikaltërve.
Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e tretë me 66 pikë, një pikë më shumë se Atalanta e vendit të katërt.