MENU
klinika

A janë të qarta shkaqet?

Ndërron jetë Ashley Massaro, ish-ylli i WWE

17.05.2019 - 10:46

Ashley Marie Massaro , ish-luftëtarja e WWE e cila njihet njëherëshit edhe për paraqitjen e saj në “Survivor:China”, ndërroi jetë mëngjesin e së enjtes.

Ylli televiziv vdiq për shkaqe të pazbuluara në moshën 39-vjeçare në një spital në Nju Jork. Ndërsa autoritetet nuk zbuluan detajet e vdekjes së saj.

Ajo nuk po klasifikohet si një rast penal”, roportoi një zëdhënës i Departamentit të Policisë në Suffolk për People.

Ndërkohë, një autopsi do të kryhet për të përcaktuar shkakun dhe mënyrën e vdekjes, tha zëdhënësi.

Massaro ishte në fillim të viteve ’20-ta, kur ajo së pari mori vëmendjen e publikut.

Ajo ka fituar ‘Diva Search në WWW’ në vitin 2005, e cila rezultoi në një kontratë një-vjeçare prej 250 mijë dollarë. Ajo vazhdoi me WWE për 3 vjet, duke ndërprerë më pas lidhjet në vitin 2008.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shuhet Burt Reynolds

Ndërron jetë ylli i Hollywood