MENU
klinika

EMRI

Ishte në “arrest shtëpie”, zhduket pa gjurmë anëtari i Habilajve

30.05.2019 - 09:17

Për të katërtën herë është shtyrë procesi ndaj grupit ta Habilajve nga Gjykata për Krime të Rënda.

Shkak për shtyrjen e këtij procesi është bërë mosmarrja dijeni e të pandehurve, të cilët ndodhen në paraburgim në Itali.

Teksa procesi ndaj Armand Koçerrit, Moisi Habilajt, Florian Habilajt, Nezar Seitit, Armando Sulajt, Maridian Sulajt, Sabaudin Çelajt, Tigrens Mezurajt dhe Fatmir Minajt nisi më 15 prill ende nuk është mundur të hapet asnjë shqyrtim gjyqësor.

Në seancën te Krimet e Rënda i pranishëm ishte vetëm Arman Koçerri, sepse është i vetmi që ndodhet në paraburgim në Shqipëri.

Ndërkohë po gjatë seancës te Krimet e Rënda u bë me dije se një prej anëtarëve të grupit ‘Habilaj’, i cili ndodhe në ‘arrest shtëpie’ në Itali është arratisur dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.

Sabaudin Çelaj tha Gjykata, është shpallur sërish në kërkim dhe po punohet për gjetjen e tij.