Zgjidhja e problematikës së kullimit dhe ujitjes i kushton Shqipërisë të paktën rreth 310 milionë dollarë.
Kjo shifër përllogaritet në strategjinë e re për Ujitjen dhe Kullimin 2019-2031.
Qeveria ka ngritur një fond i cili do të përdoret për rehabilitime të vogla periodike dhe përmirësime në skemat e ujitjes dhe kullimit. Projekti vihet në veprim për afatet 2019-2031
- Strategjia
Strategjia për Ujitjen dhe Kullimin në Shqipëri është përgatitur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me asistencën teknike të Projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes, të financuar nga Banka Botërore.
Kjo strategji përfshin një përshkrim të situatës aktuale dhe sfidat kryesore për ujitjen, kullimin, digat, rezervuarët dhe mbrojtjen nga përmbytjet.
Përsa i përket situatës së përmbytjes pritet që situata të përkeqësohet akoma më shumë për shkak të ndryshimeve klimaterike, të cilat reflektohen me fenomene moti ekstreme.
Një sërë masash vazhdojnë të merren edhe në sigurinë e digave dhe zvogëlimit të efektit të përmbytjeve.
Tabelat tregojnë kostot e vlerësuara, të nevojshme për të zbatuar veprimtaritë në ujitje që janë të përfshira në këtë strategji.