MENU
klinika

Deklarata

“Java Evropiane”/ Soreca apel për të rinjtë: Të bëhet më shumë për ta!

06.05.2019 - 13:01

“Të punohet më shumë për rininë shqiptare me qëllim që të zgjidhen problemet e emigrimit”, kështu është shprehur ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca teksa prezantoi programin “Java Europiane”.

Soreca nënvizoi faktin se të rinjtë duhet të flasin për shqetësimet e tyre dhe për aspiratat.

“I kemi dhënë një fokus të rëndësishëm diversitetit të kulturave. Java e Europës është për të na lejuar, që të zgjidhim disa nga çështjet më të rëndësishme siç është emigrimi, të bëjmë më shumë punë për problemet e rinisë. Të rinjtë duhet të flasin për shqetësimit dhe aspiratat e tyre’”-tha ai.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Ky i fundit tha se Shqipëria është një fazë të rëndësishme dhe pret çeljen e negociatave.

Ministri në detyrë shtoi se popullsia shqiptare në shumicën dërrmuese synon dhe dëshironi të jetë pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Europian.

Java e Europës është më pak festë se sa obligime dhe angazhime institucionale. Kjo javë është vetëdijesim. Kjo javë do të përfshijë një gamë të gjerë aktivitetesh.

Hapja e negociatave për anëtarësim do të jetë një mundësi shtesë për aspiratat që kemi.Shqipëria është prej vendeve më të reja sa i takon moshës.

Vitaliteti i shoqërisë nuk qëndron thjesht nga mosha e saj, por jemi në një masë mbi 90 % që mbështesim integrimin në BE”-shtoi ai.