MENU

Video

Jennifer Lopez trashëgon talentin te e bija 11 vjeçare

14.05.2019 - 13:13

Ajo është 11-vjeç dhe duket se do të ndjekë hapat e nënës së saj.

Emme Maribel Muniz ka trashëguar talentin e prindërve dhe ka një zë të mrekullueshëm.

Këtë gjë na e ka treguar vetë J.Lo me anë të një video ku shfaqen prapaskenat gjatë përgatitjes për performancën live të këngës së saj të re “Medicine”.

Gjatë kohës që këngëtarja praktikonte vokalin e saj nën tingujt e pianos, 11 vjecarja iu bashkua.

Këngëtarja i sugjeroi të këndonte këngën “If I Ain’t Got You”, të Alicia Keys.

Një performacë e jashtëzakonshme por ajo që habiti të gjithe ishte vokali shumë i fuqishëm i Emme.