MENU
klinika

"Kur të presin me dashuri në shtëpi"

Jonida Maliqi kthehet krenare pas performancës

21.05.2019 - 12:57

 Jonida Maliqi kthehet në Shqipëri duke u ndjerë krenare për performancën e saj në Eurovizion. Javën e kaluar në kryeqytetin izraelit të Tel Avivit u mbajt festivali evropian për muzikë, i njohur më mirë si Eurovision.

Jonida Maliqi ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në këtë garë europiane teksa ka performuar këngën, “Ktheju tokës”.

Pas një prezantimi dinjitoz dhe komente pozitive, gjatë ditës së djeshme Jonida është kthyer në vendlindje.

Javën e kaluar në kryeqytetin izraelit të Tel Avivit u mbajt festivali europian i muzikës, Eurovision.

Pas një prezantimi dinjitoz dhe komente pozitive, gjatë ditës së djeshme bukuroshja jonë është kthyer në vendlindje.

Me trëndafila të kuq dhe tollumbace, Jonida është pritur mjaft këndshëm në shtëpi pas një eksperience të stërgjatë dhe plot emocione siç ishte ajo e Eurovisionit.

“Kur të presin me dashuri në shtëpi!”, shkruan në videon e publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Jonida Maliqi me këngën që na përfaqësoi  u rendit si e 18-ta, ndërkohë fituese u shpall Holanda me këngëtarin, Duncan Laurence, i cili performoi këngën e titulluar “Arcade”.