MENU
klinika

"Efekti Bieber" problem për turizmin

Justin Bieber, shkak për mbylljen e Kanionit në Islandë

23.05.2019 - 12:42

Islanda mbyll kanionin dhe shkak është bërë Justin Bieber. Islanda është detyruar të mbyllë kanalin e Fjadrárgljúfurut për vizitorët pikërisht  katër vjet pas publikimit të videoklipit “I’ll Show You” që e bëri atë të famshëm në të gjithë botën.

Këngëtari kanadez kishte zgjedhur këto peisazhe të virgjëra për të shoqëruar këngën e tij në një baladë. Por pas shumë vitesh “pelegrinazh” vendi ishte në rrezik për tu dëmtuar dhe autoritetet vendosën të parandalonin hyrjen tek vizitorët.

Për të bërë foto dhe video tek pjesa ku Bieber realizoi videon fansat e tij dhe vizitorët nuk hezitotonin të ngjiteshin në gardhe dhe injoronin shenjat e ndalimit dhe drejtimit nga rojet e parkut.

Në të vërtetë reklamimi i bërë në park nga Bieber është vetëm një pjesë e kanionit që po tërheq shumë visitor. Vitin e kaluar, Islanda u vizitua nga 2.3 milionë turistë në krahasim me vetëm 600 mijë vizitorë 8 vjet më parë.

Turizëmi i tepërt për infrastrukturën e ishullit vullkanik, terreni i të cilit po ndryshon ngadalë  po përkeqësohet me shpejtësi të madhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E kam dashur dhe e dua Selenën por...

Justin Bieber tregon kë dashuron vërtetë