MENU
klinika

Përfituesit

Kadastra/ Lista me 510 pronarët që marrin tapinë

17.05.2019 - 20:25

Agjencia e Kadastrës Shtetërore publikon listën me 510 persona që kanë ndërtaur pa leje dhe do të marrin tapinë për truallin.

Përfituesit janë në 12 qarqe të vendit. Agjencia e Kadastrës Shtetërore publikon listën e plotë me përfituesit e tapive dhe sipërfaqet takuese për sejcilin të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se përfituesit do të pajisen me certifikatën e pronënsisë brenda afateve ligjore.

Qeveria miratori kalimin e të drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për mbi 1 mijë parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre, ku përtitojnë rreth 1 mijë familje.

Përfituesit janë në Qarkun Berat, Qarkun Elbasan, Qarkun Durrës, Qarkun Tiranë, Qarkun Fier, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Kukës dhe Korçë.

Këshilli i Ministrave miratori edhe masën e kompensimit financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara, referuar kartelave të pasurive sipas ZVRPP-së, është 33 964,81 m² dhe vlera totale e kompensimit financiar është 229 092 338 lekë.

Qeveria ngarkon zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Berat, Elbasan, Librazhd, Durrës, Tiranë, Lushnjë, Shkodër, Korçë, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Kavajë dhe Kukës të regjistrojnë, brenda 5 (pesë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to, në përputhje me përcaktimet e pikave 15 e 16, të vendimit nr.1095, datë 28.12.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës, ndërmjet ALUIZNI-t dhe ZQRPP-së, dhe të procedurave apo kufizimeve që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara”.

KLIKO KËTU PËR LISTËN E PLOTË