MENU
klinika

Bashtova e gjelbër

Kalaja kundra rrymës

20.05.2019 - 13:13

    E shtrirë në afërsi të lumit të Shkumbinit, vetëm katër kilometra larg detit Adriatik, kalaja e Bashtovës është perla e fshehur në Shqipërinë e mesme, që pak njerëz kanë fatin ta shohin, të paktën për momentin. Kështu e nis shkrimin e saj, gazetarja italiane Francesca Masotti, në blogun “Letters from Balcan”. Ajo i kushton shumë vëmendje përmes një tjetër shkrimi, vlerave të rralla historiko-turistike dhe kulturore të Shqipërisë, duke e sjellë atë, si ftesë për turistët e huaj.

 

 

 

“Fortesa, në fakt, nuk gjendet afër qytetit-muze të vendit, as përgjatë bregdetit të famshëm dhe për pasojë, ende është pothuajse e panjohur për turistët, të cilët, të tërhequr nga vendet më të famshme, nuk kanë njohuri për ekzistencën e kalasë së lashtë. Shtojini kësaj, faktin se informacioni për kështjellën është shumë i paktë: Bashtova është një nga thesaret e fshehura më së miri të Shqipërisë.

A keni qenë ndonjëherë, vizitorët e vetëm në një vend arkeologjik dhe kulturor, në Evropë?

Mua, për momentin, më ka ndodhur vetëm në Shqipëri dhe në Bashtovë, gjithashtu, kam pasur fatin e madh. Por, le të hedhim dritë mbi historinë e kësaj kalaje.

 

 

 

Sipas shkrimtarit dhe udhëtarit turk Evliya Çelebi, kalaja u ndërtua nga venedikasit në shekullin e XV-të dhe më pas, pak vite më vonë, në vitin 1478 u pushtua nga osmanët. Roli i saj strategjik për kontrollin mbi detin Adriatik dhe vendndodhja ideale pranë rrugës historike “Egnatia”, ka bërë të mundur që prej mëse dy vjetësh, kalaja të përfshihet në listën paraprake nga UNESCO, e renditur për t’u bërë pjesë e trashëgimisë kulturorë botërore.

Sot, vetëm këto mure (nëntë metra të larta) dhe dy kulla (dymbëdhjetë metra) janë dëshmia e kësaj kalaje madhështore në formë drejtkëndore, por sipas arkeologëve, në të kaluarën fortesa duhej të ketë qenë në dy kate.

 

 

 

Kalaja e Bashtovës, në veçanti krahasuar me kështjellat e tjera, që mund t’i vizitoni në Shqipëri, është është e vetmja kështjellë e ndërtuar në fushë dhe jo mbi majën e kodrave apo maleve.

Në të vërtetë, shtrirja mes fushave të gjelbra është një pamje, thjesht spektakolare. Këshilla ime? Nxitoni ta vizitoni tani, para se ta dinë të gjithë!”, – ka përfunduar, Masotti./Konica.al

Përshtati: Hera Lera