MENU
klinika

Kalon "sitën" e Vetting-ut

KPK konfirmon kreun e Prokurorisë Tropojë

16.05.2019 - 11:19

Këtë të enjte është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Artan Shtrungza.

Shtrungza u përball me procesin rivlersimit të hënën, ku gjatë seancës dëgjimore u evidentuan probleme me profesionalizimin, të cilat u pranuan edhe prej vetë prokurorit që u justifikua se gabimet kishin ndodhur për shkak të mbingarkesës në punë.

Treshja gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përbëhej nga Etleda Çiftja kryesuese, Genta Tafa (Bungo) relatore dhe Pamela Qirko anëtare, ndërsa në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Shtrungza e ka nisur karrierën e tij në vitin 2004 si Oficer i Policisë Gjyqësore ndërkohë që në vitin 2010 ai është promovuar si prokuror po në të njëjtin rreth gjyqësor. Që nga viti 2012, Shtrungza ka mbajtur për periudha të ndryshme pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Tropojës.

Relatorja e çështjes, Genta Tafa (Bungo) u shpreh se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, e ka vlerësuar pozitivisht prokurorin Artan Shtrungza lidhur me kriterin e pasurisë.

KPK ka gjetur të saktë konstatimet e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, për përshtatshmërinë e prokurorit Artan Shtrungza për vazhdimin e detyrës, pasi nuk janë identifikuar kontakte të papërshtatshme.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri