MENU
klinika

Takimi me të rinjtë

Kambanë alarmi/ Kryemadhi: Dështuam në ndërtimin e Shqipërisë

17.05.2019 - 20:12

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim që zhvilloi me të rinjtë sot në kryeqytet, tha se brezi i politikanëve të saj ka dështuar në qëllimet për ta bërë Shqipërinë shtet dhe si e gjithë Europa.

Duke kërkuar arsimim më të mirë për rininë, Kryemadhi shtoi se edhe LSI-së ndihet ‘fajtore’ për disa probleme që ka sot fusha e arsimit në Shqipëri.

Pas kthimit prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e para e LSI-së theksoi se shqiptarët e bashkuar tashmë e kanë vrarë frikën, madje shtoi se e kanë tepruar disi në veprimet e fundit duke shtuar se qëllimi në vetvete nuk është që opozita të tregojë muskujt.

“Shqiptarët me protestat e fundit kanë treguar se e kanë vrarë frikën, madje e kanë kapërcyer paksa. Por qëllimi nuk është që të tregojmë muskujt përballë kundërshtarëve. Të rinjtë duhet të kërkojnë një arsim më të mirë.

Ne mendojnë se ju meritoni shumë më shumë edhe pse kemi qenë pjesë e qeverive të kaluara, ne i pranojmë edhe gabimet tona. Ne dështuam në bërjen e Shqipërisë dhe ne duhet t’u japim ju kurajon që ta bëni ju Shqipërinë që meritoni. E them këtë më bindje të plotë se 30 vitet e tranzicionit iu kanë kushtuar brezave dhe të gjithë shqiptarëve”-tha ajo.

Gjatë takimit, Kryemadhi u ndal gjerë e gjatë jo vetëm te largimi i të rinjve nga vendi, të cilën e cilësoi një këmbanë alarmi, por edhe te politikat që duhet të ndërmerren për të përmirësuar problematikat e tyre.

“Unë dua tju falenderoj dhe vërtet ju jam mirënjohëse sepse angazhimi juaj ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm, jo vetëm për të dhënë frymë dhe entuziasëm LSI-së, por angazhimi juaj ka qenë një angazhim i jashtëzakonshëm për ne.

Sepse pjesëmarrja juaj në të gjithë aktivitetet tona rrit detyrimin tonë partiak dhe politik ndaj jush. Por duke rritur detyrimin tonë partiak dhe politik ndaj jush, duhet të rrisim edhe detyrimin tonë ndaj të gjithë të rinjve shqiptarë. Sepse nuk mund të diferencosh një djalë apo një vajzë shqiptare, pavarësisht bindjeve politike apo angazhimit të tyre. Nuk duhet diferencuar asnjë qytetar, e jo më të rinjtë e të rejat.

Prandaj edhe misioni i LSI është shumë i qartë, është shumë i qartë që pa një sistem arsimor, i cili jo vetëm investon figura dhe kualitete shumë të mira në jetën profesionale shqiptare, do të ishte i domosdoshëm për krijimin e një sistemi të fortë. Ne mendojmë që ka ardhur koha që Shqipëria nuk ka nevojë për të pasur një lider të fortë. Shqipëria ka nevojë për sistem të fortë. Ju nuk keni nevojë për një drejtoreshë shkolle që është e fortë, ju keni nevojë për një sistem shkollor, për mësues të fortë e të mirë.

Nuk është forca duke vendosur diktatin e notës, por forca vjen me dijen që ka mësuesi dhe me atë çka ofron mësuesi. Nuk vjen forca dhe nënshtrimi i nxënësve duke vendosur policin te dera e shkollës, por vjen forca te dëshira që u instalohet fëmijëve për të vajtur në shkollë. Nuk vjen forca as duke i detyruar për të blerë libra të shtrenjtë apo libra që janë jashtë kurrikulave, por vjen duke u krijuar më shumë hapësira nxënësve për të lexuar

Kur merresh me politikë bëhesh indeferente të problemeve të moshës ku nuk ndodhesh vetë. Largimi i të rinjve është këmbanë alarmi.

Ndërkohë, në anën tjetër statistikat tregojnë se janë 500 mijë shqiptarë që kërkojnë të largohen. E shikojmë të domosdoshëm bashkëbisedimin me ju, komunikimin me ju. Maturantët janë një shtresë që është shumë energjike dhe shumë e sinqertë në aksionin e saj shoqëror. Kur kthehesh në këndvështrime të tjera, politika bëhet e pavëmendshme.“-tha Kryemadhi.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore