MENU
klinika

Sigurimi i makinave

Kartoni jeshil, konkurenca merr nën monitorim tregun

26.05.2019 - 13:19

Autoriteti i Konkurrencës do të monitorojë deri në shkurt të vitit 2020 tregun e sigurimeve të automjeteve. Vendimi është marrë në 23 maj dhe objekt i monitorimit do të jetë tarifa e kartonit jeshil.

Monitorimin në vazhdimësi të tregut të sigurimeve për shitjen dhe administrimit të kartonit jeshil, në zbatim të vendimit të Komisionit të Konkurrencës Nr. 499, datë 15.02.2018 “Për përjashtimin nga ndalimi të marrëveshjes së lidhur midis shoqërive të sigurimit për kartonin jeshil” deri në përfundim të marrëveshjes së përjashtuar me kushte dhe detyrime të vendosura deri më 15.02.2020.

Detyrimin e AMF për të parashtruar pranë Autoritetit të Konkurrencës, çdo rast që pengon, kufizon, apo shtrembëron konkurrencën, në lidhje me tregun e shitjes së policës – kartoni jeshil”-thuhet në vendimin e Autoritetit të Konkurencës, i cili ka bërë edhe një analizë të raportit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Duke vlerësuar shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me Autoritetin e Konkurrencës, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kërkuar gjithmonë bashkërendim të veprimeve si dhe organizimin e takimeve konsultative për të mbështetur Autoritetin e Konkurrencës për një hetim të plotë dhe shterues të tregut të sigurimeve, për mbrojtjen e konkurrencës së lirë, efektive në treg, në funksion të mbrojtjes konsumatore dhe të një tregu konkurrues.

Lidhur me raportin vjetor të vitit 2018, të publikuar nga Autoriteti i Konkurrencës, dëshirojnë të sjellin në vëmendje se:

Në pjesën e dytë të raportit që lidhet me tregjet e monitoruara, “Tregu i sigurimeve për produktin karton jeshil”, citoni se për realizimin e monitorimit AK ka bashkëpunuar me AMF-në.

Për vendimin e Autoritetit të Konkurrencës Nr. 499, datë 15.02.2018, “Për përjashtimin nga ndalimi të marrëveshjes së lidhur midis shoqërive të sigurimit për kartonin jeshil”, nuk e keni gjykuar të nevojshëm këtë bashkëpunim me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, si dhe nuk e keni kërkuar një gjë të tillë.

Për këtë arsye, Autoriteti do të vlerësonte ndryshimin e këtij konstatimi në raportin vjetor”.-thuhet në raportin e Autoritetit të Konkurencës.

Çfarë zbuloi Banka Botërore?

Eksperimenti interesant në qytetet shqiptare

Qytetet me numrin më të madh të denoncimeve

Për çfarë ankohen më tepër punjonjësit shqiptarë?

Taksa ndaj agjentëve imobiliarë rriti artificialisht çmimet

Çfarë po ndodh me sektorin e ndërtimit?