MENU
klinika

Nga Fahri Xharra

Kështjella e Vrajës/ Pse nuk e përmendim kurrë!?

29.05.2019 - 09:50

Jo shumë larg në kohë ishim aty ku nuk jemi sot, jo shumë moti jemi ata të atyhit që nuk jemi më.

Fatet e kombit na i shkruanin të tjerët me lapsin tonë e mbi virgjërinë e mosdijes sonë. Ishim të me shkekuj të pa lëvruar në trurin tonë; aty shkruhej, atu gëdhendej ajo kohë, e kaluara e jonë e mistershme dhe aty përgatitej oguri i zi për të ardhmen plotë vuatje, dhëmbje dhe zhbërje. Ne, asgjë nuk dinim, sepse nuk na kishim mësuar të dimë e aq më pak të shihnim se çka do të ndodhë me ne e mbi ne.

Në shkrimet e të tjerëve e lexojmë: “ Vrana ( Vraja, Vranje ) është qendër ekonomike, politike dhe kulturore e rrethit të Pçinjit në Serbinë Jugore. Mbi te kalon Pan-European Corridor X afër kufirit të Serbisë me Maqedoninë dh Bullgarinë” ( Kosova nuk përmendet !!!) Ky territor u pushtua nga Romakët në shek. e dytë para e.s. e më vonë i ka takuar Moezisë ( Myzisë ) së epërme dhe Dardanisë.

I dishim këto të dhëna gjatë kohës së Perandorisë Osmane, e cila na mbajti deri në vendimet e Kongresit të Berlinit 1878, dhe që iu dha Serbsë po në atë vit ?
(Vranje was part of the Ottoman Empire until 1878, when the town was liberated by the Serbian army commanded by Jovan Belimarković. During the Serbian–Ottoman War (1876–1878) most of the Muslim population of Vranje fled to the Ottoman vilayet of Kosovo while a smaller number left after the conflict. The city entered the Principality of Serbia, with little more than 8,000 inhabitants at that time. The only Muslim population permitted to remain after the war in the town were Serbian speaking Muslim Romani of whom in 1910 numbered 6,089 in Vranje.)

Shikoni, e shkruar është aty më sipër që popullata muslimane e kësaj ane iku në Vilajetin e Kosovës.

Po, ajo popullatë muslimane a kishte emër ? Sigurisht që jo, spse ne nuk e dinim që i themi vetit shqiptar, edhe pse bota na njihte si shqiptar. Ne, nuk dinim se çka gatuhej për ne , në emër të përkatësie fetare. E po , si zakonisht për ne Europa i kishte fajet gjithmonë ! Edhe sot, i ka fajet Europa !

Fotoja që e tregon qytetin e Vrajës në vitin 1890, ato vite kur ne iknim të shpëtonim kokën pa të drejtë kthimi në tokat tona.