MENU

Kreu i grupit konservator

“Këtë javë Theresa May do të vendosë kur të largohet”

11.05.2019 - 13:47

Theresa May pritet që të tregojë planet e saj lidhur me largimin, tha Graham Brady, kreu i grupimit më të fuqishëm konservator në vend.

Graham Brady tha se do të ishte e çuditshme nëse një takim i planifikuar me kryeministrin dhe grupin e liderëve javën e ardhshme nuk do të rezultonte me një datë të qartë të largimit të saj.

May ka treguar më parë këtë vit se ajo do të japë dorëheqjen.

Andrea Jenkyns, një pro-konservator, e pyeti Mayn nëse ishte koha që ajo të”dalë mënjanë dhe dikush tjetër të udhëheqë vendin, partinë dhe negociatat lidhur me Brexit.” “Nëse do të ishte për mua dhe mënyrës sesi të votoj, do të ishim larguar nga Bashkimi Evropian”, tha ajo.

Marrëveshja është refuzuar dy herë nga shumica parlamentare, dhe për të zgjidhur ngërçin, palët prej një muaji janë përfshirë në negociata intensive.

Synimi i tyre mbetet shkëputja e vendit nga Bashkimi Europian brenda 31 tetorit 2019 ose mundësisht më herët.

Deputetë të ndryshëm konservatorë dhe laburistë i kërkuan këtë javë liderëve të tyre që t’i japë fund bisedimeve, pasi ato vetëm sa po dobësojnë pozitat e tyre përpara zgjedhjeve të afërta europiane.

Ata druhen se mund të përsëriten rezultatet negative që pësuan javën e kaluar në zgjedhjet vendore veçanërisht për shkak të Brexit.

Për arsyen pse kryeministrja nuk kishte qenë e gatshme të përcaktonte një datë për t’u larguar, Sir Graham tha: “Unë e kuptoj ngurrimin për ta bërë këtë. “Unë nuk mendoj se ka qëllim për të qëndruar pafundësisht si kryeministër apo udhëheqës i Partisë Konservatore.

Kur u pyet për drejtimin e udhëheqjes së partisë, Sir Graham tha: “Do të duheshin shumë njerëz që të më bindnin. Nuk jam i sigurt që ka shumë njerëz që do ta merrnin përsipër detyrën në momentin jashtëzakonisht të vështirë që ndodhemi”.