MENU
klinika

Kosovari drejt divorcit

Klopp ‘tradhton’ Shaqirin/ Kërkon talentin e La Liga

23.05.2019 - 16:50

Liverpool po mendon të nxjerrë në ‘ankand’ Xherdan Shaqirin këtë verë, për të afruar në skuadër Samuel Chukwueze që ka shkëlqyer te Villarreali.

‘The Reds’ nuk pritet të jenë shumë aktiv në tregun e transferimeve, pasi kanë shpenzuar shumë në afatet e kaluara kalimtare dhe kanë një organikë të kompletuar lojtarësh.

Prandaj klubi pritet të ndërhyjë në disa raste, ku Jurgen Klopp e sheh të arsyeshme.

Mesfushori kosovar shënoi 5 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin.

I riu i Villarreal, Chukwueze është ai që pëlqehet nga Liverpool dhe paratë që do të përfitohen nga shitja e Shaqirit, do të investohen për talentin e La Ligas.

Chukwueze ka tërhequr vëmendjen e “The Reds” duke shënuar 5 herë në 19 ndeshje