MENU
klinika

“Vatikeanus Greaus” nr 103

Kodiku autokton i arbërorëve

12.05.2019 - 11:55

     U dorëshkrua në manastirin e Shën Andreas në afërsi të Krujës, asokohe qendër e Principatës së Arbrit, kodiku “Vatikeanus Greaus” me numrin 103, që ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, një monument i rëndësishëm i kulturës sonë kombëtare.
Në këtë kodik është përfshirë një epitaf metrik, kushtuar arkedhiakut të Arbanonit, Kostandin Meles. Po në të, gjenden edhe disa epigrame të Dhimitrit të Arbrit, që dëshmojnë për historinë e kësaj principate dhe autoktoninë e shqiptarëve në trojet e tyre.

 

Gjuha e shkrimit të kodikëve gjuha në të cilën janë shkruar të gjitha materialet Fondit 488 (me përjashtim të kodikut të Shkodrës nr. 83, i cili është shkruar në latinisht), është greqishtja. Përmbajtja e këtyre librave, si dhe funksioni i tyre përcakton, njëkohësisht edhe gjuhën e shkrimit.

 

 

Të gjithë këta libra janë përdorur në jetë e përditshme të Kishës Ortodokse, apo të personave që në një mënyrë apo në një tjetër kanë qenë lidhur me të. Një histori e shkurtër e koleksionit Hostoria e librave mesjetarë, nga bangoja e shkruesit, deri në ditën, kalon nëpër shumë peripeci, mes zjarreve të luftës apo të rastit, nëpër duar e tragtarëve apo të grabitësve, nëpër rafte e biblotekave dhe kushteve klimatike jo gjithmonë të favorshme.

 

Në Shqipëri kemi 100 kodikët e Fondit 448,historia e të cilëve është e vështirë të thuhet me siguri. Shumë hipoteza janë hedhur deri më sot mbi historikun e tyre, shpesh euforik dhe të pa argumentuara shkencërisht. Përgjigja e plotë mbi prejardhj=jen e këtyre kodikëve, mbi udhëtimin që kanë kryer nga dora e shkruesit deri në AQSh, do ta kishim të plotë pas studimit të hollësishme të çdonjërit libër dhe, mes të tjerash, krahasimit me sivëllezërit e tij nëpër botë.

Nisur nga gjurmët që kanë lënë këta kodikë në kohë, në vija të përgjithshme, historia fillon kështu: “…Skuripeqi i fali manastirit të Teologut të madh dhe [kishës së] Shën Gjergjit 27 libra, më të zgjedhurit më të rëndësishmit. Kur sërbët plaçkitën Beratin, ngritën gjithçka përpjetë; kur varniin majtas e djathtas rrënojat jashtë Kalasë papa Teoduli, që shërbente në një famulli të vogël, iu lut atij [Skuripeqit] dhe e çoi deri te kulla që ndoshet pranë portës së madhe të Kështjekkës.

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!

Flet “ikona” e lajmeve në RTSH

Si u pushtua televizioni pas vrasjes së Azemit!