MENU
klinika

"Evropa na dëgjoi"

“Koha për zgjidhjen politike”, Çfarë po nënkupton Basha?

26.05.2019 - 20:06

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon një ditë pas protestës së organizuar nga opozita e bashkuar.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se Europa i dëgjoi zërin e shqiptarëve dhe se është koha për zgjidhjen politike dhe largimin e kryeministrit, Edi Rama.

“Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa!
Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar.

Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim.

Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. #ShqipëriaSiEuropa”-shkruan Basha.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!