MENU
klinika

Festivali "Mirëdita Dbar Dan!"

Kosova prezantohet si shtet, të rinjtë serbë ngrihen në protestë

29.05.2019 - 09:30

Teksa në Serbi po zhvillohet festivali “Mirëdita Dobar dan!”, forumi Rinor i Partisë Demokratike të Serbië është ngritur në protestë kundër mbarëvajtjes së festivalit.

Kreu i të rinjve në këtë parti tha se shkak për këtë protestë është se organizatorët e prezentojnë Kosovën si shtet dhe kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë.

“Ne këtë festival e shohim si provokim”, tha ai.

Përfaqësuesit e kësaj partie u mblodhën para Qendrës për dekontaminimin kulturor në Beograd, ku pritet të mbahet festivali, dhe vendosën fotografi të manastireve ortodokse të djegura në Kosovë.

Festivali i kulturës së Kosovës “Mirëdita, Dobar dan!”, është mbajtur nën tensione edhe gjatë viteve të kaluara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Është koha për të çuar para integrimin”

Lajçak, takime të ndara me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë

DW: Një sfidë e re për Beogradin!

“Serbia po i mbyll vetes derën e BE”

Të burgosurit duan të rrahin vrasësin e Liridonës

Kreu i burgjeve: Plava tentoi të vetëplagoset në qeli…!