MENU
klinika

Prenoton ish-trajnerin e Realit

Kovaç nuk bind/ Bayern surprizon me trajnerin e ri

07.05.2019 - 20:48

Bayern Munich ka nisur punën për të zëvendësuar Niko Kovaç në fund të sezonit.

Trajnerin kroat duket se nuk e shpëton dot as fitimi i titullit kampion ku loja e dobët gjatë këtij sezoni dhe situata e krijuar në dhomat e zhveshjes kanë ‘ftohur’ jo pak shefat e klubit.

“El Mundo Deportivo” raporton se drejtuesit e ekipit gjerman kanë mbajtur disa takime sekrete me ish-trajnerin e Spanjës dhe Real Madridit, Julen Lopetegui.

konica sportkonica sport mobile

Spanjolli ka ngelur pa punë që pas shkarkimit nga “Los Blancos” ku humbja 5-1 në kundër Barcelonës, vulosi periudhën e keqe të Madrilenëve nën drejtimin e tij.

Në Madrid, Lopetegui u transferua me shumë bujë pasi shkëputi kontratën me kombëtaren e Spanjës. Pavarsisht sezonit të dobët me Realin, ai shihet nga drejtuesit e Bayernit si zëvendësuesi ideal i Niko Kovaç.

Drejtori sportiv i kampionëve të gjermanisë, Hasan Salihamidzic ka fluturuar në Madrid për të folur personalisht me Lopeteguin.

Nëse marrëveshja arrihet, ajo do të bënte shumë bujë dhe nuk dihet nëse tifozët bavarezë do ta prisnin mirë këtë lëvizje.