MENU

Lufta në Kosovë

Krimet e luftës ’98-’99, Gjakova dorëzon padi ndaj serbëve

17.05.2019 - 11:19

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, sot do të dorëzojë kontingjentin e njëmbëdhjetë të padive të bëra nga qytetarët e kësaj komune, ndaj serbëve të dyshuarëve për krime lufte.

Bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmitë, dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë Komunë.

Dorëzimi i padive dhe dokumenteve do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, në Departamentin për Krime Lufte, në ora 10:30.