MENU
klinika

Deklarata

Gjykata jep vendimin për dy ish-deputetët e PS, Ndoka kërkon përgjimet

07.05.2019 - 11:44

“Arrest shtëpie”, kjo është masa e sigurisë dhënë sot për ish-deputetët e PS-së Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Vendimi është marrë gjatë seancës së sotme. Menjëherë pas dhënies së vendimit, ish-deputeti Ndoka e ka quajtur të padrejtë vendimin.

“Përgjimet dalin nga motra ime, numri i së cilës duhet të ketë qenë në përgjim, ose vëllai im. I kam kërkuar përmes avokatëve, prokurorisë, të më vihen në dispozicion përgjimet.

Kërkojë që të bëhen publike përgjimet dhe të tregojnë realitetin tim jo atë për të cilin unë akuzohem sot– ka thënë ai, duke akuzuar prokurorinë, e cila sipas tij “nuk dihet se lojën e kujt po luan”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN