Kelmend Balili është dënuar nga gjykata për Krime të Rënda me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim konvertohet në 10 vite.
Gjykata e shpalli të fajshëm Balilin, për të 4 akuzat e ngritura nga Prokuroria
I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit”, akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Balili në kuadër të grupit kriminal, u dënua me 14 vite.
Për grup kriminal me 2 vite e 6 muaj.
Për refuzimin për të deklaruar pasurinë me 6 muaj dhe për pastrim parash me 5 vite.
Gjatë seancës, mbrojtja e Balilit pretendoi pafajësi, ndërsa shtoi se edhe provat e vetme të prokurorisë, që ishin përgjimet, nuk vërtetonin që Balili është pjesë e grupit kriminal.