MENU
klinika

Krimet serbe të luftës

Veseli me tone të forta: Kaluan 2 dekada dhe…

04.05.2019 - 21:18

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka realizuar një takim me shoqatat e personave të pagjetur që janë vrarë e zhdukur nga forcat ushtarake serbe gjatë luftës në 1998-1999.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli shkruan se pas dështimit të Gjykatës së Hagës dhe institucioneve tjera për dënimin e krimeve serbe në Kosovë, institucionet e Kosovës e kanë obligim nisjen për forimin e një Tribunali Ndërkombëtar për gjykimin e kriminelëve serbë.

Postimi i plotë:

“Në kuadër të takimeve senzibilizuese për Themelimin e Tribunalit për Dënimin e Krimeve të Serbisë në Kosovë takova Shoqatat e të Pagjeturve, të cilat janë më të prekurat nga gjenocidi serb i kryer në Kosovë dhe njëkohësisht më aktivet e më të angazhuarat për kërkimin dhe vulosjen e drejtësisë.

Ne si institucione të Republikës së Kosovës, kemi për obligim të mbrojmë jo vetëm lirinë, shtetin dhe jetën e qytetarëve tanë, por edhe të vërtetën e luftës sonë çlirimtare.

Krimet dhe masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë janë të përmasave të gjenocidit.

Ne kemi besuar se drejtësia ndërkombëtare do ta thotë fjalën e saj në dënimin e këtyre krimeve. Fatkeqësisht kanë kaluar dy dekada dhe pak ose aspak nuk është bërë në këtë drejtim.

Tribunali i Hagës i ka lënë në gjysmë proceset gjyqësore kundër krerëve të regjimit të Milosheviqit.

Ndërkaq, Serbia është munduar ta mbyllë këtë punë duke organizuar gjykime të rrejshme të oficerëve të saj që kanë marrë pjesë në masakrat e kryera në Kosovë.

Kjo është e papranueshme. 186 masakra të kryera në Kosovë kërkojnë drejtësi. Heshtja ndaj dëshmive dhe dëshmitarëve është falje e heshtur për kriminelët.

Kjo nuk guxon të ndodhë. Dhe nuk kemi me u ndalë deri në arritjen e qëllimit tonë”, ka shkruar Veseli.

“Nuk do largohem nga Serbia siç veproi Assad në Siri”

Vuçiç akuza shërbimeve të huaja inteligjente: Duan të më rrëzojnë, por unë…

Çfarë fshihet pas “lojës politike” të tyre

Serbia midis BE dhe BRICS, Vulin dhe Vuçiç konfuzojnë qytetarët

“Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme”

Gërvalla tregon pse janë ftohur raportet Tiranë-Prishtinë

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë