MENU
klinika

Nga Washington Post

Kriza e legjitimitetit në Amerikë

07.05.2019 - 17:29

Tridhjetë vjet më parë, perandoria sovjetike filloi të binte.

Zyrtarët nga një Hungaria komuniste e reformuar  dhe nga fqinji i saj demokratik, Austri, shkatërruan gardhin me gjemba që i kishte ndarë ato dhe që pengonte lëvizjen e lirë të njerëzve nga Lindja Sovjetike në Perëndim me aleatët amerikanë.

Brenda disa javësh gjermanët lindorë po lëviznin përmes Hungarisë në Gjermaninë Perëndimore, një eksodë refugjatësh që Budapest e mirëpriti dhe që do të çonte në rënien e Murit të Berlinit dhe ribashkimin e Gjermanisë.

Ndërsa Evropa ‘hodhi poshtë’ komunizmin në vitin 1989, dukej si një fitore për fuqinë e SHBA-ve. Por megjithatë, duket se në vitin 1989 mbinë edhe farërat e paqëndrueshmërisë në Shtetet e Bashkuara.

amerika e para
amerika e para

Kriza e legjitimitetit nuk ishte aq e drejtpërdrejtë, e papritur dhe jo aq katastrofike sa Bashkimi Sovjetik, por realisht e njëjtë.

Lufta e Ftohtë me Bashkimin Sovjetik ndikoi që udhëheqësit politikë amerikanë të mbytnin, kompromentonin ose ndonjëherë edhe të shtypnin konfliktet e brendshme të vendit të tyre, mbi të gjitha, ato midis dy partive.

Që kur Bashkimi Sovjetik u shpërnda më 26 dhjetor 1991, politika amerikane gradualisht  u kthye në diçka si lojë partizane e zymtë e shekullit të 19-të.

Sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, u treguan të pamjaftueshme për të rindezur një ndjenjë të qëllimit kombëtar edhe përballë një kërcënimi të jashtëm terrorist. Përkundrazi, Lufta e Irakut dhe kriza financiare e vitit 2008 dëmtuan reputacionin e politikës së jashtme të SHBA dhe kapitalizmit të stilit amerikan.

Idetë që dikur konsideroheshin shumë radikale tani përdoren shpesh brenda dy partive kryesore: socializmi për demokratët; “Amerika e parë” për republikanët.

Ndoshta më e jashtëzakonshme dhe e rrezikshme është se politikanët konkurrojnë për të delegjitimizuar jo vetëm njëri-tjetrin, por edhe sistemin. Presidenti Trump dhe kundërshtarët e tij në mënyrë rutinore portretizojnë njëri-tjetrin si përfitues, të komploteve ose zgjedhjeve të manipuluara.

Duke vepruar kështu, ata të dy formojnë dhe shprehin opinionin publik. Shumica e amerikanëve tani nuk kanë besim tek qeveritarët.

Në retrospektivë mund të shohim se kjo krizë e legjitimitetit ishte edhe në kohën e Luftës së Ftohtë. Siç analisti politik Bill Bishop, autor i “The Big Sort”, ka theksuar, pothuajse 8 në 10 amerikanë kanë besuar qeverinë në vitin 1964, por kjo shifër filloi të binte në vitin 1965.

Duke deklaruar kandidaturën e tij për president, ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, një produkt i sistemit të vjetër dypartiak, përmend tema që janë mahnitëse sot, por ishin rutinë në vitin 1973, kur karriera e Senatit filloi.

Qershori 2015 mund të hyjë në histori si maji i vitit 1989. Atë muaj, Donald Trump deklaroi për presidencën dhe një qeveri e re hungareze, e udhëhequr nga ish aktivisti anti-sovjetik Viktor Orban, njoftoi plane për një pengesë kufitare në të gjithë kufirin jugor të vendit, për të bllokuar kryesisht refugjatët muslimanë që iknin nga Lindja e Mesme. Të dy burrat u takuan në Shtëpinë e Bardhë më 13 maj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dëshmia e ish-avokatit të Trump

“Trump është racist dhe mashtrues”