MENU
klinika

Detajet

Krujë/ Masivi i dheut bllokon rrugën

05.05.2019 - 13:26

Një masiv dheu ka rënë në aksin Krujë-kampi i punëtorëve në Qafështamë.

Për pasojë raportohet të jetë bllokuar qarkullimi i mjeteve në këtë aks.

Bëhet fjalë për një masiv prej disa metërkub dherash, i cili e ka bllokuar qarkullimin në vendin e quajtur lapidari i Abaz Kupit në mes të dy ish- kampeve të punëtorëve.

Për ngjarjen janë lajmëruar Emergjencat Civile dhe pritet ndhyrja e tyre.