MENU

Postimi

Ku gënjen presidenti? LDK “nxjerr zbuluar” Hashim Thaçin

14.05.2019 - 14:41

“Pohimi i presidentit Thaçi se SHBA nuk ishte e përfshirë në Samitin e Berlinit është i pavërtetë”, kështu ka deklaruar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai thekson se institucione e besueshme të shteteve mike që kanë ndikim në të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, dëshmuan se pohimet janë të pavërteta.

Ai thekson se presidenti Hashim Thaçi po vepron në kundërshtim të plotë me ligjin dhe detyrat që i cakton kushtetuta.

Postimi i Hotit:

Institucione kredibile te shteteve mike, qe kane ndikim ne te tashmen dhe te ardhmen e Kosoves, deshmuan sot se pohimet e Presidentit te Kosoves se “SHBA nuk ishte e perfshire ne Samitin e Berlinit” jane te paverteta.

Rrjedhimisht, keto deklarime te Presidentit jane mashtrim i opinionit. Me veprimet e tij tash e sa kohe, Presidenti po vepron ne kundershtim te plote me detyrat e tij kushtetuese dhe me interesat e vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN