MENU
klinika

Këshilla

Kujdes kur bëni dush, uji i nxehtë ju than lëkurën

23.05.2019 - 20:58

Banjot me ujë shumë të nxehtë dëmtojnë lëkurën, prishin yndyrat e lëkurës dhe i hapin rrugë zhdukjes së lagështirës.

Yndyra, një cipë mbrojtëse mbron lëkurën përballë faktorëve të mjedisit, pengon prodhimin e mikrobeve dhe më e rëndësishmja parandalon humbjen e ujit të lëkurës.

Pakësimi i kësaj shtrese yndyre të gjendur në sipërfaqe të lëkurës apo ndryshimi i këtyre yndyrave rrit mundësinë e pakësimit të ujit. Në këtë mënyrë lëkura thahet, tendoset dhe plasaritet.

Edhe lëkura e ekspozuar ndaj erës së ftohtë dhe të thatë është e prirur të thahet.

Përveç kësaj materialet pastruese dhe lëndët si sapuni apo detergjentet duke larguar yndyrnat që ndodhen në shtresën e sipërme të lëkurës rrisin mundësinë e humbjes së lagështirës dhe ujit.

Me kalimin e moshës sasia e yndyrnave të lëkurës pakësohet dhe shfaqet një lëkurë e thatë dhe e plasaritur.

Për larjen e duarve apo për banjo duhen përdorur sapunë apo lëngje me një përmbajtje të ulët detergjenti dhe nëse nuk është e nevojshme përveç vendeve si nënsqetulla apo organeve gjenitale nuk duhet të përdoret sapun.