MENU
klinika

Deklarata

Kush e vrau Fatmir Xhindin? I biri kërkon zbardhjen e ngjarjes

03.05.2019 - 12:30

Sot në Roskovec është përkujtuar 10-vjetori i vrasjes së ish-deputetit Fatmir Xhindi.

Ky i fundit u vra në oborrin e shtëpisë së tij.

Pjesë e kësaj ceremonie përkujtimore është bërë kryeparlamentari Gramoz Ruç, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe deputetë e përfaqësues të tjerë të mazhorancës.

Gjatë fjalës së tij në ceremoni Balla deklaroi se drejtësia e re do e zbardhë vrasjen e Xhindit.

“Ne nuk e kemi harruar detyrën që ka lënë pas largimi i Fatmir Xhindit. Jemi të keqardhur që institucionet e asaj kohe nuk reaguan për ta zbardhur çështjen.

I bashkohem thirrjes së Andiel Xhindit. Drejtësia e re që po lind do të zbardhë këtë çështje dhe kushdo që guxoi të ngrinte dorë mbi deputetin e Partisë Socialiste do të marrë dënimin e duhur”, deklaroi Balla.

Anduel Xhindi, i cili është deputet i PS-së kërkoi të gjenden autorët e vrasjes së babait të tij.

U bënë 10 vjet nga ndarja nga jeta e babait tim dhe drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj. Na mundon pyetja kush e vrau dhe pse e vrau Fatmirin?!

Iu bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të zbardhin ngjarjen që shpirti i tij të jetë në paqe dhe ne të jemi të qetë”, tha Anduel Xhindi.

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!