MENU
klinika

Thyen kodin e veshjes/ Foto

Kush është artisti që largohet nga festivali i Kanës?

24.05.2019 - 13:13

Festivali i Filmit në Kanë është i njohur për të qenë një nga qilimat më të mahnitshëm në botë. Shumë yje mblidhen për të shfaqur dhe diskutuar filmat më të mëdhenj të vitit dhe natyrisht si një event i madh edhe këtu ekziston një kod i veshjes që duhet respektuar nga të gjithë artistët pjesmarrës.

Sipas Vogue, meshkujt gjithnjë duhet të vishen elegant dhe seriozë siç ishin (Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio), ndërsa femrat duhet t’i kombinojnë veshjet e tyre me taka të larta.

Mirëpo DJ i njohur francez, DJ Diddy ishte poashtu pjesë e festivalit për të performuar teksa parakaloi dy herë në tapetin e kuq. Ai ishte veshur ndryshe nga meshkujt e tjerë dhe kjo ishte cilësuar si thyerje rregullash nga ana e tij.

Një natë më parë, unë në fakt nuk fleja sepse po qepja rrobat e mia. Isha shumë nervoz, sepse nuk jam shumë i mirë në rrobaqepësi, por nuk kam pasur asnjë zgjedhje”, ka komentuar ai më tej.

Të nesërmen Diddy ishte shfaqur edhe më i komplikuar. Ai mbërriti në premierën e Dolor y Gloria në një veshje edhe më dramatike – në një fustan ngjyrë portokalli të zbukuruar me lule rozë.

Kur arriti te dera, një shërbëtor pyeti nëse kjo ishte veshje tradicionale e Afrikës. Kur ai shpjegoi se nuk ishte, kujdestari i tha se nuk mund të hynte dhe të parakalonte në qilim me atë veshje.

Pas testimit të kufijve të kodit të veshjes, ai tha se ishte “i lumtur” që e bëri këtë.

Unë jam shumë i lumtur që e bëra këtë, ky jam unë dhe do të vishem siç dua unë, kjo përfaqëson personalitetin tim. Mendoj se është mirë që një festival i tillë të mendojë se si të hapet bota dhe të mendoj se këto institucione duhet t’i ulin rregullat e tyre”, përfundon DJ Diddy.