MENU

Situata politike

“Kuvendi ka rënë”/ Dule: Presidenti të kërkojë shpërndarjen

23.05.2019 - 16:31

Përmes një postimi në Twitter, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka komentuar situatën politike në vend.

Ai thotë se mos plotësimi i numrit prej 140 deputetësh ka rrëzuar Kuvendin.

Madje ai shkon më tej dhe thotë se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese i takon Presidentit të kërkojë shpërndarjen e Kuvendit.

Kujtojmë se edhe me plotësimin e vendeve të lëna nga opozita në sallë janë aktualisht 122 deputetë, pra larg 140-ës.

Statusi i plotë:

Pavarësisht farsës së zëvëndësimit të opozitës, tani edhe me saktësi matematike nuk mund të plotësohet më kërkesa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë. Kuvendi ka rënë. Në mungesë te Gjykatës Kushtetuese, arsyeja juridike kërkon nismën e Presidentit për shpërndarjen e tij.