MENU

Vendimet me ankimime

Kuvendi kërkon transparencë për prokurimet

16.05.2019 - 20:22

Kuvendi kërkon që për procedurat e prokurimit që ankimohen dhe merren në shqyrtim nga Komisioni i Prokurimit Publik të ketë më shumë transparencë.

“Kuvendi kërkon që Komisioni për vitin 2019, të përmirësoj punën në drejtim të forcimit të kapaciteteve administrative të KPP-së duke e bërë totalisht funksionale strukturën e miratuar nga Kuvendi, deri në fund të vitit 2019. Po kështu të bëhet transparente në vendimet e publikuara nga KPP edhe procesi i votimit të anëtarëve të Komisionit si dhe rastet e përjashtimit gjatë procesit të shqyrtimit ankimor të ndonjërit prej anëtarëve” thuhet në projektrezolutën e përgatitur.

Ndërkohë nga Kuvendi kërkohet më shumë bashkëpunim me Gjykatën Administrativë përsa i takon trajnimit të punonjësve të të dy institucioneve me qëllim aftësimin e tyre për të trajtuar çështje komplekse të prokurimit publik dhe për tu përballuar me numrin në rritje të ankimimeve, në zbatim të rekomandimeve të lëna në Progres Raport.

Në total janë të paktën shtatë detyra që janë lënë nga Kuvendi për t’u parë me prioritet nga ana e KPP për vitin 2019 duke nisur nga marrja e masave për rastet e anulimeve të vendimeve të autoriteteve kontraktore ku në bazë të shkeljes së konstatuar të jepet edhe masa respektive.

Kjo mund ti referohet autoritetit përkatës, Agjencisë së Prokurimit Publik për kundravajte administrative si dhe prokurorisë për shkelje penale.

Është rekomanduar që të merren masa standartizimin e vendimmarrjes dhe bërjen publike të tyre me qëllim rritjen e efikasitetit të shqyrtimit të çështjeve, garantimin e barazisë si dhe sigurimin e transparencës si dhe publikimin në faqen ëeb të institucionit në fund të çdo viti të listës së procedurave ankimuese të cilat janë ose ka përfunduar procesi gjyqësor, fondet limite të këtyre procedurave objekt ankimi.