Travis Scott, partneri i Kylie Jenner festoi ditëlindjen dhe mbushi 27-vjeç.
Në ditën e tij të shënuar, Kylie ka bërë një dedikim mjaft të bukur: “Duke të parë ty të përmirësohesh në rolin tënd si partner, mik, djalë dhe baba, ka qenë për mua një ndjesi e mrekullueshme.
Shoku im i ngushtë në jetë dhe bashkëshorti im, të dyja në një. Të dua dhe jam shumë krenare për ty. Gëzuar, gëzuar ditëlindjen. Le të bëjmë seks dhe të kemi edhe një fëmijë tjetër.”
Mirëpo mënyra se si e festoi ditëlindjen Scott ishte edhe më e çmendur se urimi i 21-vjeçares, kështu që harrojeni çdo festë që keni parë deri më sot.
Kylie i ka dhuruar një makinë luksoze e cila duket se ka kushtuar shumë.
Në vijim, edhe Kylie, edhe Travis, për të mos përmendur edhe familjarët e tjerë të familjes së famshme Kardashian-Jenner, kanë publikuar disa foto dhe video nga një supermarket, ku çdo produkt është i personalizuar dhe mban emrin e reperit.
Në fund të festës së madhe ku ishin të ftuar personat më të afër të çiftit, 21-vjeçarja dhe Scott kanë bërë tatuazh në pjesën e krahut.