MENU
klinika

Dobitë shëndetësore

Lakra e bardhë, vlerat kuruese dhe ushqyese

21.05.2019 - 18:33

Lakra e bardhë apo kokëlakra është një bimë barishtore, me gjethe të mbështjella, me ngjyrë të gjelbër nga jashtë dhe të bardhë nga brenda. Orgjina e lakrës është Maroku, Azia dhe Evropa.

Mjekësia natyrale në Evropë, Azi, dhe kohët e fundit edhe në Amerikë, tregon se kjo është një nga bimët më çudibërëse dhe më të domosdoshme, kjo për shkak të përmbajtjes së lartë të kalorive. Lakra mund të hahet ashtu siç është, e freskët, dhe mund të gatuhet duke u zierë me kujdes.

Elementët përbërës: Energy, carbohydrates, sugars, dietary fiber, fat, saturated, monounsaturated, polyunsaturated, protein, vitamins, thiamine(B1), riboflavin(B2), niacin(B3), pantothenic acid (B5), vitamin(B6), folate(B9), vitamin C,minerals, calcium, iron, magnesium, phosphorus, potassium, sodium, magnese, zinc.

Dobitë shëndetësore të lakrës së bardhë:

– Forcon sistemin imunitar, mban larg viruset dhe infeksionet.

– Parandalon përhapjen e qelizave kancerore në trup.

– Parandalon rritjen e kancerit të gjirit.

– Parandalon kancerin e prostatës.

– Ul rrezikun e kancerit të trurit.

– Parandalon degjenerimin molekular të syve dhe forcon shikimin.

– Ndihmon për uljen në peshë.

– Lakra është shumë efektive për shëndetin e kockave, parandalon osteoporozën dhe dobësinë e përgjithshëm të kockave.

– Parandalon ulçërën e stomakut dhe ndihmon për kurimin e saj.

– Ndihmon tretjen dhe largon kapsllëkun.

– Vitamina K që përmban lakra mbron trurin nga sëmundja Alzheimer dhe humbja e kontrollit, qetëson nervat dhe largon depresionin.

– Lakra është ushqim i shëndetshëm për zemrën, mban nën kontroll presionin e gjakut, parandalon rrezikun e sulmit në zemër, infraktin, zgjeron venat dhe lehtëson qarkullimin e gjakut.

– Largon dhimbjet e kokës dhe migrenës; pini lëngun nga lakra e zier një herë në ditë.

– Rekomandohet për gratë shtazëna, sepse ndihmon zhvillimin e fëmijës.

– Parandalon bllokimin dhe largimin e qumështit të gjirit.

– Anti-plakje; parandalon acarimin e lëkurës, tharjet, rrudhat, puçrrat e rinisë, ekzemën dhe çrregullime të tjera të lëkurës; vendosni një gjethe lakre në mes të një cope të hollë pambuku dhe vendoseni në lëkurë për 2-3 orë.

– Stimulon rritjen dhe forcimin e flokëve; ndihmon shëndetin e flokëve dhe nxit mbirjen e tyre, ½ gote me lakër të zier dhe të grirë, 1/8 e gotës me lëng limoni, vendoseni në grirëse dhe këtë përzierje aplikojeni mbi lëkurën e kokës dhe lëreni për 30min. Mund ta bëni këtë maskë 2 herë në javë.

Shënim!

– Lakra është bimë pa efekte anësore nëse nuk teprohet me konsumin e saj.