MENU
klinika

Loredana, një gangstere

Largon vëmendjen nga skandali me projektin e ri

22.05.2019 - 13:09

As dy javë pas konferencës së bujshme, Loredana paralajmëroi sot projektin e saj të ri.

Në fakt, shumë pak ditë pasi lajmi për akuzat ndaj saj për zhvatje mori dhenë, Loredana u shfaq në rrjetet sociale me foto të reja që dukej se ishin shkrepur gjatë xhirimeve të një klipi.

 

Më tej, u zbuluan pamje nga skenat e klipit ku Loredana shfaqet si një gangstere me syze, majë një makine, madje me armë në dorë.

Sot, Loredana publikoi në Instagram një foto ku shfaqet ajo, partneri i saj Mozzik dhe reperi Dardan, një prej më të klikuarve në Gjermani.

Ndërkohë, Loredana vijon të jetë në hetim për disa akuza ndër të cilat, veç zhvatjes me mashtrim të 900 mijë frangave si edhe se është shtirur si vajza e avokatit zviceran Valentin Landmann.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Skandali vazhdon, e padit edhe avokati

U arrestua për mashtrim, reagimi i parë i Loredanës