MENU
klinika

Artistë shqiptarë? Asnjë!

Leka Bungo: ‘Testamenti’ dhe të vërteta të tjera

13.05.2019 - 15:40

   Regjisor dhe skenarist, që kësaj here sprovohet edhe si shkrimtar. Leka Bungo – “Testamenti i mitomanit” është ‘kapriçoja e fundit në prozë’, për të, siç është shprehur vetë autori.

I ftuar në një prej emisioneve televizive, mes të tjerash, regjisori ka rrëfyer ironinë e fatit të tij dhe atë kolektiv gjatë soc-realizmit, sesi “peshkimi politik” bënte pre, sipas radhës, të gjithë ata që drejtonin apo krijonin, në mënyrë origjinale, asokohe.

 

 

“Duhej dënuar një drejtues i madh dhe një njeri i thjeshtë, dhe karremi, isha unë, në këtë rast – ka treguar Bungo. Marrëzia shkonte deri aty, sa, ne që ishim dënuar kot së koti dhe pa asnjë shkak, nuk na takonte dot askush më, prej frikës”. Si roje nate atje, për të mos më zënë gjumi, shkruaja çfarë më vinte në mend dhe kështu nisi edhe libri.

Shkova në Amerikë, për të realizuar një ëndërr… ëndrrën, për t’u bërë roje nate” – është shprehur artisti. Asnjë artist shqiptar, që nuk e di shumë mirë gjuhën, nuk mund të bëjë art në Amerikë… Ndoshta në Evropë po, por jo në Amerikë! Është Amerikë ajo, nuk është Sukth!.. Ka doktorë, për shembull, që atje punojnë po si doktorë, apo në të tjera profesione, por jo aktorët. Gjuha është një penalitet që e kushtëzon jetën artistike të një aktori”- ka treguar ai, me sinqeritet.

 

 


 

Gjatë këtyre pesë dekadave, Leka Bungo ka shkruar dhjetëra drama dhe radiodrama. I ka vënë në skenë, apo i ka regjistruar ato, por kësaj here vjen me diçka të pazakontë. Me një libër, që e quan të parin, por edhe të fundit të jetës së vet: “Testamenti i mitomanit”.

Kjo ishte një kapriço. Kështu e kam quajtur edhe në libër. Kapriço në prozë. Është hera e parë që unë tentoj të shkruaj. Nuk pretendoj të jem ose të bëhem shkrimtar. Ky libër ka një pikësynim dhe pikësynimi i tij i vetëm, është që vonë, shumë vonë, ata që do ta lexojnë do të shohin dhe do të njohin periudhën ku unë kam jetuar”, – shprehet Leka Bungo.

 

 

 

Mes këtyre dy shekujve kur ai ka jetuar, thelbi është ngjashmëria. Asgjë nuk ka ndryshuar në shoqëri dhe filozofinë e të jetuarit.

Shpesh, unifikohen e djeshmja me të sotmen. Gjuha është e njëjtë. Njërëzit, pothuajse janë të njëjtë dhe ka qenë shtysa për ta trajtuar këtë temë”, – ka theksuar ai.

   Libri, që autori ia ka kushtuar bashkëshortes së tij, dallohet për humorin e zi dhe dramatik, që me të vërtetë ndjell edhe gaz, edhe buzëqeshje, por mbetet dramatik në thellësi.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB