MENU

"Demokracinë nuk e japim"

Letra e Ramës/ Basha “kokëfortë”: Asnjë hap pas!

26.05.2019 - 12:49

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryedemokratit Basha ndaj letrës së pestë të kryeministrit Rama.

Ftesës së Ramës për dialog, kreu i opozitës Basha i është përgjigjur përmes një postimi në Facebook.

Basha shkruan se beteja për demokracinë është misioni më i madh dhe fisnik që nuk duhet dorëzuar.

Postimi i Bashës:

Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.

Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.

Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa